26 February 2015

Rolatë pranverore


Përbërësit:

Për petë:
* 50 g çokollatë për zierje
* 120 g gjalpë të butë
* 120 g miell
* 7 vezë
* 150 g sheqer
* 2 lugë kakao

Për mbushje:
* 1 qese xhelatinë
* 200 g sheqer
* 500 ml ajkë të ëmbël
* 1 qese sheqer vanilje
* 250 g qershi
Për dekorim:
* 50 renda çokollate

Përgatitja:
Në një enë përzieni gjalpin dhe çokollatën e shkrirë.

Gradualisht shtoni të kuqtë e vezës, të bardhët e vezës i përzieni me sheqer, dhe me miell dhe kakao i bashkoni me masën e të kuqve të vezës.

Masën e shtroni në tepsi, e mbuloni me tepsi dhe e piqni për 10 minuta në 200 gradë.

Petën e pjekur e lini në kuzhinë.

Qershitë i zieni me 100 g sheqer dhe e ftohni.

Ajkën e ëmbël e përzieni me sheqer dhe sheqer vanilje dhe e bashkoni me xhelatinë.

Rolatën e lyeni me mbushjen dhe e mbuloni me çokollatë. Le të jetë e ftohur kur ta shërbeni.

Tiramisu me molla

Tiramisu me molla



Produkte të nevojshme:
• 400 g molla
• 40 g gjalpë
• 100 g sheqer 
• 1 lugë të vogël cimet pluhur
• 3 të kuq të vezës
• 1 ve
• 200 g sheqer pluhur
• 4 ml aromë vanilje
• 200 ml krem
• 1 forcues për krem
• 500 g djathë mascarpone
• 1 lugë lëngë limoni
• 300 ml kafe turke të zier
• 20 ml rum
• 300 g keksë
• kakao pluhur
Përgatitja:
Mollët lahen, qërohen dhe prehen më copa të holla. Në një tenxhere ngrohni gjalpin, shtoni mollët e prera, sheqerin, cimet pluhurin, dhe të gjitha së bashku në një zjarr të lehtë dhe duke i përzier herë pas herë i zieni derisa të zbutet molla. Në një enë tjetër vendosni të kuqtë e vezëve, një ve, sheqer pluhur, aromë vanilje, dhe të gjitha së bashku i përzieni me mikser deri sa të fitoni masën.
Në një enë tjetër, vendosni kremin, përforcuesin për krem, dhe i përzieni me mikser. Kremin e gatshëm e përzieni ngadalë me masën e fituar nga vezët.
Në këtë masë, vendosni djathin mascarpone dhe një lugë lëngë limoni.
Në një enë të cekët, përzieni kafen turke të zier dhe rumin, me këtë masë i lagni keksët dhe i vendosni në fund të një enë të përshtatshme për tiramisu. Mbi keksëve vendosni shtresën me krem, e shpërndani dhe mbi të e vendosnin shtesën nga mollët. Pastaj përsëri e vendosni një rend keksë të lagur me kafe, një rend krem, dhe mbi të gjitha së bashku hidhni kakao pluhur.
Tiramisunë kështu të përgatitur para se ta shërbeni më së miri do të ishte ta lini për disa orë në frigorifer.

Trileçe


Përshkrimi:

Embelsire e kendshme me shije te rafinuar (3 lloje qumshti)

Përbërësit:

10 kokra veze
10 luge gjelle sheqer
10 luge gjelle miell
500 ml qumesht panna (psh. hopla)
1 l qumesht kutie
350 ml qumesht i kondensuar (psh. panda)
300 ml karamel i parapergatitur
pak vaj per taven per pjekje

Udhëzime per pregatitje

Ndajme te bardhat nga te verdhat e vezeve ne ene te vecanta. Shtojme sheqerin ne enen me te bardhat e vezeve dhe i rahim me mikser derisa te behen marenge. Shtojme te verdhat, te rahura me pare ne enen ku i kemi vendosur, duke i perzier ngadale me te bardhat e vezeve me tel kuzhine. Pasi te lidhen shtojme miellin gradualisht, luge pas luge, duke e perzier me kujdes me qellim qe te mos e humbasim volumin. Taven per pjekje e lyejme me pak vaj dhe e shtrojme me leter kuzhine per pjekje ne menyre te tille qe vaji te mos kete kontakt me embelsiren. E hedhim ne tave masen e pergatitur dhe e pjekim per 5 min ne furre te paranxehur ne 250 grade dhe pasi te jete pjekur siper e ulim graden e furres ne 150 grade dhe e leme te piqet edhe per 10 min te tjera. Nderkohe pergatisim perzierjen me 3 llojet e qumshtit: hedhim qumshtin panda ne nje ene per perzierje dhe shtojme qumshtin e kutise. I perziejme derisa te tretet qumshti panda. Me pas shtojme qumshtin panna dhe masa eshte gati. E heqim pandispanjen nga furra, e kthejme ne nje tave tjeter ne menyre qe ti heqim letren dhe e leme te ftohet. Pasi ftohet e presim ne sa cope te deshirojme dhe i hedhim perzierjen e qumshtit dersa ta absorboje te gjithen. E lyejme siper me karamelin e parapergatitur.

Gurabia me kokos dhe sherbet

Perberesit:
  • 1 veze
  • 1 e verdhe e vezes
  • 200 gr margarine
  • 100 gr kokos
  • ½ pluhur per pjekje
  • 5 filgjane te vegjel miell
  • 2 filgjane ajke per embelsira
Per sherbetin-shurupin:
  • 4 filgjane sheqer
  • 5 filgjane uje
  • Limon
Udhezimet:
  1. Perzihet veza,e verdha e vezes,shtohet ajka e kuzhines,margarina e shkrire e pastaj shtohet kokosi dhe mielli i perzier me pluhurin per pjekje.
  2. Masa perzihet se pari me luge derisa te trashet brumi dhe pastaj nxirren toptha me dore.
  3. Topthat behen ne forme pak te zgjatur dhe renditen ne tepsi te lyer me vaj dhe piqen.
  4. Pjekja zgjat derisa te marrin ngjyre te kuqrremt.
  5. Ne ndekohe zihet sherbeti me ujin dhe sheqerin  dhe ne fund i shtohet limon sipas deshires.
  6. Sherbeti eshte paksa i dendur por me mire e marin topthat dhe mbeten akoma te lengshem.
  7. Sherbeti u qitet  nxehte kurse embelsira eshte e ftohte tanim.

TESPISHTE

TESPISHTE

Perberesit:
  • 500 gr margarin ose 500 ml vaj
  • 100 gr sheqer
  • 100 ml uje
  • 3 veze
  • 500 gr miell
Per sherbetin:
  • 500 gr sheqer
  • 500 ml uje
  • 1 sheqer vanile
Udhezimet:
  1. Ne nje ene te thelle qitet  sheqeri dhe vaji ose margarina.
  2. Pasi te shtohet temperatura,duke e perzier vazhdimisht derisa sheqeri te karamelizohet.
  3. Pastaj enen e largojme nga zjarri dhe e leme te ftohet per pak.
  4. Ne po kete ene shtojme  ujin dhe e kthejme ne zjarre qe te vloj serish.
  5. Pastaj ne po kete tretje qesim miellin duke e perzier vazhdimisht derisa te trashet dhe te ndahet nga luga.
  6. Me masen e mielleit shtojme dhe ½ pluhur per pjekje.
  7. Pasi masa te jete trashur pjaftueshem e largojme nga zjarri dhe duke e perzier shtojme nje nga nje vezet,
  8. Kete mase te brumit e lergojme nga zjarri dhe e esim ne tavolonin e punes te permillur.
  9. Duke  e ngjesh me duar qe te ftormojme nje top te madhe te brumit.
  10. Tanim ne tavolonin e punes shtojme sheqer dhe masen e rrotullojme ne te gjitha anet qe te sheqeroset.
  11. Ne taven me madhesi 36 e lyejm me vaj dhe qesim sferen e brumit ne mesin e taves.
  12. Pastaj fillojme ta shtrijme me dore ngadale duke ia dhene formen e rrumbullaket dhe e shtrijme derisa te mbushet tava dhe te na mbetet trashesia peraferssht 1.5 cm.
  13. Pasi e kemi shtrire tere brumin ne nje pete te madhe atehere e zbukorojme sipas deshires ne trekendsha ,duke e prere keshtu me thike te prehete dhe secilin trekendsh e zbukurojme.
  14. Pjekim ne temperature 200 grade per 40 minuta.
  15. Ne nderkohe ziejme sherbetin me ujin dhe sheqerin dhe sheqer vanilejn.
  16. Pasi embelsira te jete pjekur e qesim sherbetine  nxehte ne embelsiren e ftohet.

BOMBICA


Per 35-40 bombica na nevoiten:
700 gr keksa (biskota) te bluara
500 ml qumsht
250 gr margarin (gjalp)
5 lug kakao ( luge gjelle )
200gr kokos
5 luge sheqer ( lug gjelle )
Pergatitja:
Se pari 700 gr keksa i veme ne nje ene te thelle ne te vendosim 5 lug kakao dhe 5 lug sheqer i perziejm . Pastaj margarinin ( gjalpin) e shkriejm se bashku me 500 ml qumesht,dhe kete mase e vendosim mbi keksat e bluara ,i perziejm derisa te bashkohet masa (sipas deshires mases mund ti hedhim dhe arra te bluara ).Pastaj i marrim keksat dhe i bejme ne forme te rrumbullaket dhe i lyejm me kokos te gjitha me rradh.Vendosen ne tepsi dhe lihen te qendrojne rreth nje ore qe te forcohen pak .
Ju befshin mire!

25 February 2015

Rovani – Padispajë

Përbërësit:

Brumi:

  • 10 vezë
  • 10 lugë sheqer
  • 12 lugë miell

Sherbeti:

  • 1 kg sheqer
  • 0.5l ujë                                                                                                                                                       

Përgatitja:

  • Vezët dhe sheqerin i tundim me mikser ose tell dore për së paku 15 min.  Shkumës së fituar ia shtojmë gradualisht miellin. Masën e përzijmë mirë me lugë,   e derdhim në tëpsin e lyer me vaj dhe e fusim në furrë të nxehur gjerë në 200C°. Pas 5 min. temperatura e furrës ulet për 50C° . Rovaninë e pjekim afër 30 min. në 150C°
    Rovanisë së vakët ia hedhim shërbetin e ftohur.