25 February 2015

Cheesecake


Përbërësit:
250 gr biskota
100 gr gjalpë i shkrirë
1 majë luge çaji pluhur vanilie
600 gr djathë i butë (philadelphia, ricotta, mascarpone)
300 ml krem qumështi
400 gr luleshtrydhe
125 gr sheqer
gjalpë për formën
sheqer pluhur për spërkatje

Përgatitja:
Për të gatuar cheesecake me luleshtrydhe veprojmë në këtë mënyrë: Thërmojmë biskotat. Lyejmë një formë për cheesecake me gjalpë dhe e spërkasim me sheqer phuhur. I përziejmë biskotat me gjalpin, i shtrojmë në formë dhe i shtypim që të krijojnë një shtresë të njëtrajtëshme. E fusim në frigorifer për rreth 2 orë që të stabilizohet. Rrahim mirë djathin bashkë me 100 gr sheqer dhe vanilien. Shtojmë kremin e qumështit dhe vazhdojmë të rrahim deri sa të kemi një përzierie homogjene. E shtrojmë kremin mbi biskotë dhe e sheshojmë me një shpatull pasticerie. E fusim në frigorifer dhe e lëmë për tërë natën. Punojmë gjysmat e luleshtrydheve në blender bashkë me 25 gr sheqer dhe pastaj e kalojmë në sitë. Shpërndajmë pjesën tjetër mbi cheesecake dhe hedhim sipër purenë e blenderit.


No comments:

Post a Comment