23 February 2015

Makarona te fresket (pasta e fresket)

Makaronat e fresketa te pergatitura ne shtepi jane shume te shijshme. Kjo eshte nje nga ato recetat baze per pergatitjen e llojeve te ndryshme te makaronave si ravioli, tortelli, spaghetti, tagliatelle, lazanje, etj.

Te besh pasten e fresket ne shtepi nuk eshte shume e lodhshme, por ne kohet e sotme per shkak te kohes se pakte dhe impenjimeve te shumta, grate nuk e marrin mundimin. Duhet thene qe ia vlen vertete mundimi te pergatisesh nje pjate makarona te fresketa e te kenaqesh familjen dhe miqte.
Pergatitja:
  • 300 gr miell,
  • 3 veze,
  • ½ luge kafeje me kripe.
  • Sitim mire miellin dhe e hedhim ne tavolinen e punes duke e grumbulluar mire. Bejme nje rreth me miellin ku ne mes thyejme vezet nje e nga nje, (vezet duhet te jene ne temperature ambienti). Shtojme siper edh pak kripe. Me nje pirua fillojme te rrahim vezet me kujdes dhe duke marre pak nga pak miell nga anet. Me pas fillojme te ngjeshim brumin me dore derisa te gjithe perberesit te bashkohen mire.
    Nese e shikoni qe brumi eshte shume I forte mund te shtoni nje luge uje te vaket dhe vazhdoni te ngjisheni brumin. Duhet te shohim qe masa te jete homogjene. Nese ju keni ne shtepi nje makineri elektrike (planetaria) mund ta beni brumin me te pa u lodhur shume.
    Mbeshtjellim brumin e zene me nje qese kuzhine dhe e vendosim te pushoje ne nje vend te fresket ose ne frigorifer. Duhet ta leme keshtu perreth 1 ore.
    Pasi ka pushuar brumi, e marrim dhe do te shohim qe eshte me i bute dhe me elastik. Ne derrasen e punes hedhim pak miell dhe fillojme te hapim brumin ne fillim me dore e me pas me okllahi (pec).
    Fillojme te bejme peten deri ne trashesine qe duam e qe zakonisht duhet te jete rreth 0,5 mm. Nese keni nje makineri per hapjen e pastes aq me mire, keshtu nuk lodheni e kurseni edhe kohen.
    Pasi kemi hapur peten mund te bejme llojet e makaronave qe deshirojme. marrim peten dhe e mbledhim rrotull dhe e presim ne formen qe deshirojme: 5-7 mm per tagliatelle, 2-3 mm per tagliolini, 1,5-2 cm.
    Nese punojme me makinerine e pastes mund ta presim direkt atje llojin e pastes qe deshirojme.
    Per lazanja presim drejtkendesh rreth 20×14 cm ose madhesine qe ka tava juaj. Me copezat e pastes qe mbeten mund te bejme nje supe te shijshme.

    No comments:

    Post a Comment