25 February 2015
Obllande me Keksa Jaffa
Përbërësit:
4 dl qumësht
400 gr sheqer
100 gr çokolatë kuzhine
250 gr margarin
100 gr kokos
500 gr keksa të bluar
300 gr Jaffa keksa
2 fletë obllande
Përgatitja:
Ziejmë qumështin me sheqer,i shtojmë çokolatën dhe margarinën dhe e lejmë të ftohet.Kur te jetë ftohur i shtojmë keksat dhe kokosin.Përziejmë mirë që të bashkohet masa.Marrim njërën fletë të obllandës dhe mbi të qesim gjysmën e fillit.Mbi fill radhitim Jaffa keksat pastaj shtojmë gjysmën tjetër të fillit.E mbulojmë me fletën tjetër të obllandes dhe e shtypim pak me dorë.Përmbi i qesim një tepsi që ta mbaj të shtypur deri të ngjiten dhe të forcohet pak obllanda.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment