24 February 2015

Toptha Rafaello

Përbërësit:
2 pudinga vanile
500 ml qumësht
5 lugë sheqer
2 kese sheqer vanile
200 gr margarin
200 gr sheqer pluhur
150 gr kokos
Nevoiten edhe rreth 80 gr kokos për rrotullimin e topthave si dhe rreth 80 gr lajthi të pjekura.

Përgatitja:
Fillimisht ziejmë pudingun me qumësht,sheqer dhe vanil sheqer.E lejmë të ftohet duke e përzier kohë pas kohe.
Margarinën e rrahim me mikser me sheqerin pluhur,ia shtojmë pudingun e ftohur dhe kokosin.E përziejmë mirë dhe e lejmë në frigorifer rreth 2 orë.Pas kësaj kohe e marrim formojmë topthat,në mes ua shtijmë një lajthi dhe i rrotullojmë në kokos.

No comments:

Post a Comment