• 16 vezë
  • * 390 g sheqer
  • * 125 g bajame të bluara
  • * 120 g miell
  • * 2 qese sheqer vaniljeje
  • * 5 dl qumësht
  • * 1 margarinë
  • * 100 g bajame të copëtuara
Procedura:
Tundni tetë të bardhë të vezëve dhe ia shtoni 70 g miell. Tundni gjashtë të verdhë të vezëve me 180 g. sheqer, ia shtoni bajamet e bluara dhe në të e qitni masën e tetë të bardhëve të vezëve.
Piqeni në tepsi të lyer me vaj dhe të pluhurosur me miell për rreth 40 minuta në 180 gradë.
Tortën e pjekur nxirreni nga tepsia, ftoheni dhe e preni përgjysmë.
Për mbushje tundni 10 të verdhë të vezëve me sheqerin e mbetur, ia shtoni miellin e mbetur, sheqerin e vaniljes dhe 1 decilitër qumësht të ftohtë. Përziejeni derisa të fitoni një krem pa droçka, ndërsa e vloni pjesën tjetër të qumështit. Në qumështin e vluar i përzini të verdhët e vezëve të përgatitur dhe i zieni derisa mbushja të bëhet e dendur. Veçmas e tundni margarinën dhe ia shtoni mbushjes së ftohur.
I lyeni petët, tërë tortën, lyejeni edhe në pjesën e jashtme, ndërsa zbukurojeni me bajame të copëtuara.